Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar mëngjesin e sotëm foton e një foshnje, i cili është mbajtur në jetë pas shumë përpjekjesh të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Manastirliu thotë se foshnja lindi 500 gr, teksa falenderon stafin e mjekëvë, të cilët bënë një punë të palodhur për 107 ditë dhe Roan është shëndoshë e gati të kthehet në shtëpi.
“Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi. Respekt për stafet mjekësore”, shkruan ministrja.
