Për të katërtën natë rradhazi kantautori shqiptar Ermal Meta është renditur në vendin e parë në klasifikimin provizor të përgjithshëm të Festivalit të Muzikës Italiane Snaremo 2021.
Kënga e tij “Un milione di cose da dirti”, pak orë para natës finale, është vlerësuar si kënga më e mirë pas votimit të tre jurive; televoto, juria e të ekspertëve të muzikës e juria e gazetarëve.
Në natën e katërt të këtij eventi muzikor performuan të 26 këngëtarët e kategorisë “kampioni” e 4 këngëtarët e rinj në seksionin “Propozime të reja”.
Gjatë kësaj mbrëmje, për kategorinë kampioni, kishin të drejtë votimi vetëm juria e përbërë nga 170 gazetarëve të akredituar.