Humb jetën një 55-vjeçar në Devoll. Mësohet se 55-vjeçari Sokol Myrtezai kishte shkuar për të ushqyer peshqit, por ka pësuar infarkt.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ai vuante nga zemra dhe dyshohet se ka pësuar goditjen nga sforcimi. Me të ka qenë vëllai dhe një person tjetër ku ka ndodhur ngjarje, të cilët kanë njoftuar ambulancën, por ka qenë e kotë çdo përpjekje.