Këngëtarja Shkurte Gashi ka festuar ditën e sotme ditëlindjen, ku për të nuk kanë munguar dhuratat dhe dedikimet në ditën e saj të veçantë. Por urimi dhe dhurata që ka marër nga bashkëshorti padyshim që ka qenë me e bukura për të.
Në një postim në Instagram, Shkurte ka publikuar dhuratat që ka marrë nga partneri isaj. Në ‘story-n’ e parë Shkurte ka hedhur një tortë me inicialet e markës “Louis Vuitton” ku shkruhej: Urime ditëlindja Shkurte Gashi.
Ndërsa në një ‘story’ tjetër Shkurte, publikoi edhe dhuratën e dytë që ka marër nga partneri. Në të shihet një varse, në të cilën shkruhet: Në sytë e tu është lumturia ime.



