Kompania e Astra/Zeneca ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet se vaksina e saj shkakton mpikje gjaku tek njerëzit.
Deklarata vjen pasi një grup vendesh evropiane, përfshirë Italinë, Danimarkën, Norvegjinë dhe Islandën, por dhe Bullgaria e Rumania pezulluan përdorimin e vaksinës.
Sipas raportimit të medieve të huaja, kompania tha sot se vdekja e një pacienti pas injektimit të vaksinës AstraZeneca nuk ka lidhje me efektet anësore.
“Një analizë e të dhënave tona të sigurisë nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare në ndonjë grup moshë të caktuar ose gjini nga vaksina,” thuhej në deklaratë.
Ndërkohë pritet që mbi 30 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do të mbërrijnë ditën e sotme në Shqipëri. I pyetur lidhur me rreziqet nga kjo vaksinë, kryeministri Edi Rama tha dje në një emision televiziv se dozat e vaksinës që do të vijnë në Shqipëri nuk janë nga ajo seri që konsiderohen të rrezikshme dhe me efekte anësore.