Një mace e zhdukur për 20 vite kaloi dy ditët e fundit të jetës me pronaren e saj. Macja ishte zhdukur nga shtëpia e Christine Ball në Nantwich në 2001 para se organizata për mirëqenien e kafshëve në Britani ta gjente të premten e kaluar.
59-vjeçarja kishte hequr dorë nga shpresa për ta gjetur përsëri Phoebe-n pasi kishte postuar shumë fletëpalosje rreth zonës së saj lokale dy dekada më parë. Ajo u trondit kur mori një telefonatë nga RSPCA për t’i thënë se macja ishte gjetur.

