Orinda Huta është përfolur shumë kohët e fundit, lidhur me një shtatzëni të mundshme të këgëtares.
Dyshimet u shtuan më shumë kur Orinda postoi në rrjetet sociale një foto, ku shfaqej me një fustan të gjerë ngjyrë rozë. Këngëtares i vërehej paksa barku i rrumbullakosur.
Burime të ‘Prive’ bëjnë me dije se Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja është në muajt e parë të shtatzënisë dhe nuk ka preferuar ende të flasë publikisht për këtë lajm të bukur.
Bebja që pritet të vijë në jetë, do të jetë një bekim për familjen Hysko, pasi çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në korrik të vitit 2017.