Kandidatja për deputete për Partinë Demokratike, Ori Nebiaj i ka bërë thirrje publike kryedemoratit, Lulzim Basha se nëse nuk fiton zgjedhjet e 25 Prillit të japë dorëheqjen.
“Z.Basha, ne do fitojmë. 18 mandate të sigurta. Të lutem, nëse ne humbasim, jep dorëheqjen”- tha Ori mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion.
E pyetur nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit, Ori u përgjigj: Media ka qenë si një plotësim i një dëshire që unë e kam pasur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës sime dhe angazhim me kohë të plotë.
Ekranin e kam ende, sepse ky është një pakt aktualisht me një kontratë që unë e kisha dhe që mund të vazhdoj ta kem deri pas 25 Prillit.