Arbër Çekaj, biznesmeni i arrestuar dhe i dënuar për trafikun 613 kg heroinë ka reaguar për arrestimin e babait të tij një ditë më parë nga policia. Historia është përsëritur dhe babai i tij 72-vjeçar është ndaluar sepse në kontejnerin e bananeve ia janë gjetur 49 kilogramë kokainë.
“Babai im profesor i nderuar, është 72 vjeç. Po masakrohet e gjithë familja ime. Është klan i caktuar që kërkon përfshirjen e babait tonë. Muia ma çuan kontejnerin në magazinë në Maminas. Edhe brenda familjes s’po na trajtojnë njëlloj, po na trajtojnë si kulakë”, ka deklaruar Çekaj në një seancë gjyqësore.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çëkajt, i cili gjithashtu është në qeli për kapjen e 613 kg kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.
Kështu familja Çekaj është rikthyer edhe njëherë në vëmendje për mënyrën e trafikimit të drograve të forta nga vendet e Amerikës Latine, përmes kontejnerëve me banane.