Ministria e Shëndetësisë njofton se, sot në orën 15.00 do të nisë te Sheshi Skënderbej procesi i vaksinimit të gazetarëve të terrenit dhe kameramanëve.
Në njoftim kërkohet që pronarët e mediave të dërgojnë listat me emrat e gazetarëve pranë Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës.
“Ju njoftojme qe sot duke filluar nga ora 15:00 e ne vijim ne sheshin Skenderbej do te filloje vaksinimi i gazetareve dhe kameramanëve te terrenit.
Ju lutem informoni drejtuesit tuaj per te paraqitur listat prane Operatorit te Kujdesit Shendetesor te Tiranes dhe me pas gazetaret dhe operatoret duhet te paraqiten me karten e identitetit dhe karten e punes prane sheshit skenderbej. Faleminderit”, thuhet në njoftimin që shpërndan Ministria e Shëndetësisë për mediat.