Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime bëjnë me dije se duke udhëtuar me mjet është ekzekutuar me armë zjarri, Bardhok Pllani i njohur si ‘Kumbari’ i Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në Dobraç. Afër vendit të ngjarjes është konstatuar një makinë e djegur.
Policia ka rrethuar zonën, në ndihmë ka shkuar edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.