Deputeti Selami Jenishehri, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha në debat.
Jenishehri shtron një pyetje duke kërkuar arsyen se pse, Rama dhe Basha nuk e pranojnë debatin televiziv me të.
Më pas ai shkruan se ata nuk pranojnë të dalin në debat me të pasi sipas tij Rama dhe Basha nuk tregojnë dot se ku i marrin paratë e tyre.