Kryeministri Edi Rama ndodhet paraditen e sotme në Bilisht ku po zhvillon një takim elektoral me strukturat dhe mbështetësit e forcës politike që ai drejton.
Teksa fliste për mandatin e tretë që kërkon nga qytetarët, Rama u ndërpre nga një korçar që thërriste me të madhe “Oo Edi Rama, oo Edi Rama”, i entuziasmuar pasi kryeministri i kishte shkuar në qytetin e tij.
Duke qeshur, Rama ia ktheu “Hë mo tii tani. Tani më njohe? Ke një orë që rri atje dhe tani thotë Edi Rama Edi Rama.”