Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i cilësuar si sulmet personale.
Në një përgjigje për News 24, Imeraj thekson se Basha ka dosje në Prokurorinë e Tiranës.
“Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.
Në emisionin Real Story, Basha sulmoi Imerajn, duke e cilësuar “ikonë e korrupsionit dhe e krimit. Edhe ky është një shqetësim që nuk e kam vetëm unë e kanë dhe partnerët tanë, e kuptojnë dhe ata”.
Elisabeta Imeraj së fundmi kaloi shkallën e parë të procesit të Vettingut, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e vlerësoi në të re shtyllat, duke u konfirmuar unanimisht trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare.
Gjithashtu Këshilli i Lartë i Prokurorisë e emëroi Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës.