Kryeministri Edi Rama nga Saranda foli për arritjet që janë bërë në zonë ndërsa nuk la pa thumbuar sërish as kundërshtarët.
Ndërkohë ai tha se prokurorët dhe gjykatësit e shkarkuar janë një tjetër rrezik që lëvizin si kope hienash.
Rama: Kënaqësi të jesh këtu sepse ofron shumë për të shijuar këtë breg deti pa qenë të detyruar të shtyhen me njeri-tjetrin.
Kjo gjë do vihet në dispozicion të turistëve sepse kemi punuar çdo ditë që të këpusim sa më shumë zinxhirin e infektimeve që sezoni të sjellë më shumë turistë dhe të ardhura , sepse e dimë që burimi këtu është turizmi.
Këtu pamë nga afër ndryshimet që vazhdojnë falë punës së njerëzve dhe të mbështetur fuqimisht nga ne .
Është një proces që nuk ndalet. Njerëzit që e shohin gjënë me syrin jo të tifozit e dinë, maja që kemi si objektiv është e vështirë, nuk ka një rrugë të letë për tu ngjitur se sa të vazhdosh me këmbëngulje, dhe këto iluzionet se mund të ngjitesh lehtë e kanë marrë më qafë popullin.
Nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan dhimbje dhe vonesa të madhe për popullin i përkasin historisë, këta të fundit të flakëve dhe hirit janë jo vetëm gjallë, janë aktive që të bëjnë dëmin, me një kukull të kurdisur në dyert e Saliut dhe Metës për fatkeqësinë e popullit.
Po zhvillojnë një fushatë skutash me subjekte të OFL e premton se do nxjerrë njerëzit nga burgu që t’i mbështesin, bashkë me atë Leskon e fuçisë së rakisë, fatkeqësi e madhe, dhe prokurorë e gjykatës të shkarkuar janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hienash dhe lëviznin zgëqesh dhe sigurisht nuk lë dy gurë bashkë për të nxitur sa më shumë konfuzion e pasiguri që të arrijnë aty ku e pamë te bllokimi jetik i trafikut ajror pa dashur ta dijë për dëmin e madh që një goditje e tillë mund të sillte për vendin, që nga bllokimi i vaksinave kryesorja, që të thonë s’kam më vaksina.
Prandaj kandidati i opozitës në Vlorë sëbashku me Leskon dhe nga ana tjetër është e habitshme skuadra e tyre në Vlorë bashkë me premtimin që shfuqizojnë ligjet e pronave, po asnjë nga ata s’banojnë në këtë qark po kanë letrat e pronave te grabitura me shantazhe me pushtetin e Saliut me mijëra hektarë.
Nga ato që njerëzit autoktonë kanë hequr picirin për t’i marrë. Për tua shitur pastaj emrave që s’kanë lidhje me ketë gjë dhe bëjnë si autoktonë