Autoritetet Shëndetësore në Greqi kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke e aplikuar vetëm për personat mbi 30 vjeç.
Ky vendim erdhi pas deklaratës së Agjensisë Europiane të Barnave, ku tre ditë më parë tha se ka një lidhje mes AstraZeneca dhe mpikjes së gjakut, por sipas tyre përfitimet i tejkalojnë rreziqet e saj.
“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit, pasi vlerësoi të gjitha të dhënat në dispozicion, ka rekomanduar vazhdimin e programit të vaksinimit me të gjitha vaksinat në dispozicion, përfshirë vaksinën AstraZeneca, për personat mbi 30 vjeç”, tha komiteti në një deklaratë për shtyp.