“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne.
Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet”, tha Rama.
Në lidhje me përdorimin e të dhënave për qëllim fushate, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Nga Pogradeci ai kërkoi që SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë sa më parë në lidhje me këto fakte./mv.abcnews.al