Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt në Shkodër, janë nisur këtë mesditë drejt Mamurrasit, pas lajmit e plagosjes së dy policëve dhe një qytetari.
Një ngjarje e ndodhur pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash. Sipas News 24, trupat e FNSH së Shkodrës kanë shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.