Një operatore telefonike e emergjencës në New Orleans është akuzuar pasi ka refuzuar të kthejë më shumë se 1.2 milionë dollarë që iu depozituan gabimisht në llogarinë bankare.
Kelyn Spadoni, 33 vjeç, është akuzuar për prishjen e një pjese të parave të depozituara gabimisht me të cilat bleu një shtëpi dhe një makinë luksoze.
“Kur banka u përpoq të kërkonte paratë, kërkesa u refuzua sepse paratë nuk ishin në dispozicion”, tha policia.
Sipas medieve të huaja 33-vjeçarja është akuzuar për vjedhje dhe u mor në paraburgim, si dhe më pas u pushua nga puna.
Spadoni u lirua më pas me kusht nga qendra e paraburgimit të Jefferson Parish, pasi la garancinë prej $50,000.
Autoritetet thanë se një gabim njerëzor në kompaninë e shërbimeve financiare Charles Schwab, bëri që në llogarinë e të akuzuarës të depozitohen gabimisht më shumë se 1.2 milionë dollarë, kur në fakt duhet duhet të transferoheshin vetëm $82.56 dollarë.