Qeveria holandeze ka nisur të kryejë një sërë testimesh për të parë nëse mund të mbahen evente të mëdha, por në mënyrë të sigurt, përmes një aplikacioni.
Eksperimenti nisi në fshatin Biddinghuizen, ku morën pjesë rreth 3 mijë persona, të cilët kishin leje të plotë për të kënduar e kërcyer, por pas konfirmimit negativ për COVID-19.
Më pas, pjesëmarrësit e festës janë ndarë në tri grup, e secilit iu dha një pajisje për të mbikëqyrur lëvizjet dhe personat më të cilët kanë pasur kontakt.
Pajisja regjistron jo vetëm kontaktet por edhe për sa kohë kanë qëndruar dhe sa pranë.
Rezultatet e eksperimentit pritet të publikohen në prill.