Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, reagon për lajmin e disa mediave shqiptare të cilët kanë nxjerr një intervistë të sajën jashtë kontekstit, duke pretenduar se ajo mbështeste parti të veçanta në Shqipëri.
Pas intervistës dje me gazetarin Lutfi Dervishi, Kim ka reaguar personalisht duke sqaruar se Amerika nuk mbështet “asnjë parti të veçantë”. Ky reagim i ambasadores është i rrallë për nga natyra pasi disa media në vend shkruanin se ajo bënte thirrje që “qytetarët të votonin ndryshimin”; slogan që përkon me atë një parti në shqiptare.
“Unë shoh disa tituj keqinformues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë – Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, sqaron diplomatja e SHBA.
