Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë. Teksa ishte i pranishëm në Kamëz, për të parë nga afër procesin e vaksinimit, ai tha se sot kalojmë mbi 300 mijë vaksinime të kryera.
‘Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë’– shkruan Rama.
Ndër të tjera Manastirliu tha se në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.
Këtë shifër e bëri të ditur dhe mëngjesin e sotëm teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Koha për tu zgjuar’.