Zakonish prindërit bëhen shumë krenarë nga vizatimet, punimet e para të fëmijëve të tyre dhe nuk hezitojnë fare t’i shfaqin ndjenjat e gëzimit e krenarisë.
Së fundmi, Elleot, një nënë, publikoi një video në TikTok, ku tregoi diçka shumë të çuditshme. Ajo kishte bërë tatuazh një vizatim që mendonte së ishte i djalit të saj, por në fakt atë e kishte punuar shoku i tij.
“Neve çdo herë na kanë mësuar se tatuazhet duhet të kenë kuptim, po mendoja se djali im e kishte vizatuar atë”, tha Elleot.
Pas shpërndarjes së videos, asaj i janë dërguar komente nga më të ndryshmet, ku disa nga ta e përceptonin si shumë qesharake e disa si të çuditshme. Madje, të tjerë pyeten se a ishte informuar fëmija tjetër se “arti” i tij ishte në dorën e nënës së shokut të tij, e të tjerë thanë se ky tatuazh ka ende kuptim nëse fëmijët janë ende shokë.
“Ndoshta duhet t’i kërkosh djalit tënd të vizatojë diçka tjetër dhe shtoje afër tatuazhit të vjetër”, i erdhi një sugjerim nga një përdorues i TikTok.