Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku po zhvillon një takim me të rinjtë ka komentuar edhe njëherë çështjen e shumë diskutar të kohëve të fundit , të patronazhistëve.
Rama tha se ata që e përdorin nuk e dinë dhe keqpërdorin kuptimin e saj.
“Faleminderit për angazhimin tuaj si dhe për finalizimin e saj në 25 prill. Ata që nuk e dinë se ca punë ka në familjen tonë kanë zbuluar fjalën e patronazhistit vërdallë, e nuk dinë kuptimin e asaj, po nuk e dinë që brenda PS, të angazhuarit punojnë vullnetarisht, për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim të drejtëpërdrejtë njerëz të zakonshëm, sepse beteja e përditshme e PS është ajo për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve.
Pastaj çuditen se shkojnë zbresin në fushën e lojës me gafurrën e dikujt që beson se i takon fitorja dhe se është i fituar , dhe kur hyn në fushën e lojës me ne e shohin që s’është kaq e lehtë, dhe pastaj shohin rezultatin që është 74-78. Pse? natyrisht për gjërat që kemi bërë dhe bindjen e shumicës së shqiptarëve se PS është e vetmja që e çon Shqipërinë në majë, se PS nuk është Rama apo disa deputetë, që për shkak të detyrës janë të ekspozuar, jo PS është një rrjet zemrash e e njerëzish të organizuar në gjithë vendin për ta komunikuar mesazhin dhe për të përcjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin. E shikoni si hapin sytë kur ua them rezultatin.”, tha Rama.