Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se me dozat e fundit që kanë mbërritur në vendin tonë tashmë numri i dozave të vaksinave anti Covid ka shkuar në 703,550 doza.
“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend.
Deri tani, me ekipet tona ??⚕️?⚕️ në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar?
#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.