Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka sqaruar mbrëmjen e sotme vendimin e Komitetit të Ekspertëve, i cili i vendos në karantinë dyjavore emigrantët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Ai u shpreh se ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve në këto dy vende, ndaj është vendosur një masë e tillë për këta emigrantë.