Monika Kryemadhi ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim gjatë këtyre ditëve, këtë të shtunë të heshtjes zgjedhore ka vendosur të vizitojë maternitetin e Fierit për t’i uruar mirëseardhje një vogëlushi cili sapo ka ardhur në jetë.
Kryemadhi gjithashtu ka kërkuar mendime nga ndjekësit për një emër për të voglin.
“Ilva dhe Edioni nga Fieri janë bërë me djalë! Bashkohuni me mua duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur, por më e rëndishmja, propozoni emra Materniteti i Fierit”- shkruan Kryemadhi.