Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbërritur tek shkolla “1 Maj” pas përplasjeve që ndodhen pak minuta më parë në këtë KZAZ.
Celibashi është duke komunikuar me personat përgjegjës të numërimit.
Mbrëmjen e sotme në këtë qendër numërimi pati një përplasje të fortë mes disa anëtarëve të grupeve të numërimit dhe vëzhguesve.
Siç mësohet te shkolla “1 Maj” janë konfliktuar fillimisht dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kanë dashur të hyjnë brenda ambienteve të numërimit disa persona që ishin jashtë.