Kreshnik Spahiu nuk ka ngurruar që të ironizojë në maksimum kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërkohë që PS-ja po del fituese në mandatin e tretë.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar foton e librit të Bashës.
Por, ka bërë një ndryshim të vogël. Libri i kreut të PD-së që e nxori vetëm pak kohë para zgjedhjeve titullohej “Misioni Im”, ku Basha shpaloste programin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.
Spahiu ka zgjedhur që t’i vendosë titullin e filmit të aktorit të njohur Tom Cruise ” 3 Misioni im i pamundur”.
Bashkëngjitur fotos, Kreshnik Spahiu ka shkruar me ironi: “E gjeni në çdo librari…”
