Ish kryetari i PD të Kukësit Ibsen Elezi, ka reaguar menjëherë pas daljes publike të Luzlim Bashës që nuk njohu zgjedhjet dhe për pasojë as përgjegjësinë për humbjen.
Elezi thotë se ky është akt papërgjegjshmërie dhe për këtë do të protestojë te selia e PD, duke kërkuar që t’i bashkohen dhe të tjerë demokratë!
“Shkurt e prerë, mua me erdhi turp kur e degjova, po ty ?!
Une neser ne ora 11:00, te PD do dal te protesoj ndaj ketij akti te turpshem papergjegjshmerie.”, shkruan ai.
Bujar Nishani dhe disa figura të tjera të PD kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i partisë, të cilin e bëjnë përgjegjës për rezultatin dramatik.