Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në lagjen Nr. 4, Sarandë, ku është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi K. H., 44 vjeç.
Burime policore bëjnë me dije se viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike, çfarë hedh dyshime se overdoza mund të jetë edhe arsyeja e vdekjes së 44-vjeçarit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.