Një 23 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të 29 prillit në Dibër pasi është qëlluar me thikë nga vëllai i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.30 në fshatin Allabegi, Maqellarë. Sipas Policisë, shtetasi Florian Tonuzi 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, Benard Tonuzi 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.