Një vdekje e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka shokuar opinionin publik në Itali. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin, Emanuele Stefano, i cili nuk kishte asnjë problem shëndetësor.
I riu, i cili jetonte në Matino ( Lecce ) me nënën e tij, rezultuan pozitivë pak kohë më parë. Të hënën e Pashkëve ai u shtrua në një tjetër spital, por për fat të keq mushkëritë e tij nuk iu përgjigjën trajtimit dhe dy javë më parë ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë nuk pati asnjë përmirësim, derisa ndërroi jetë.
“Tani i gjithë vendi është në shok për vdekjen e tij,”-shkruan një media italiane, ndërsa nuk kanë munguar as komentet nga personat që e njihnin të riun.