Nga Plator Nesturi
Kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit prodhuan një mandat të tretë për Ramën, duke siguruar po aq mandate sa në viti 2017. Si e lexoni votën e shqiptarëve?
– Votat prodhojnë rezultat dhe besoj se mesazhi i tyre ishte I qartë. Votuesi kish përballë dy alternative, PS që pas 8 vitesh në pushtet mund të kish shenja konsumizmi, dhe opozitën që nga ana e saj vinte pas një mandati katastrofë ku kish dale nga sistemi duke braktisur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore si dhe krijimin e një tensionimi artificial protestatsh për të imponuar zgjedhje të parakohshme nëpërmjet presionit të rrugës. Në fund të gjithë mbajnë përgjegjësi për çka ka kaluar. Dhe meqë e humbur në këtë rast është sërih PD dhe Opozita, mesaxhi I votës qytetare është se nuk mund të pretendosh më që do të vish në pushtet thjesht se maxhoranca është konsumuar pas 8 vitesh. Marrja pushtetit është një betejë e vazhdueshme për të cilën duhet të përpiqesh çdo ditë, dhe jot ë kujtohesh vetëm muajin e fundit të fushatës elektorale. Gjithashtu si mesazh është dhe fakti se dhe opozita është përgjegjshmëri dhe se duhet të luash hapur dhe me transparencë përpara elektoratit. Në fund , gjithkush do të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka patur, aq më tepër kur ato nuk pranohen të tilla me transparencë përpara elektoratit. Një element tjetër i cili mendosj se ka ndikuar gjatë fushatës është dhe mungesa e një strategjie të qartë kundrejt qartësisë me të cilën u fut në fushatë PS. Epo të jesh prej 8 vitesh në opozitë dhe të mos jesh gati as për fushatë, është një tregues se nuk je gati as për të qeverisur.
PD si forca kryesore opozitare ndonëse nuk arriti të merrte pushtetin, pati një rritje të ndjeshme, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Elektorati “shtesë” i saj erdhi nga fryma e krijuar apo mori votat e saj tradicionale të cilat kishin kaluar nga LSI?
– PD vërtet pati një rritje krahasuar me zgjedhjet e para 4 viteve, por nuk duhet harruar se nga ana tjetër LSI pati gjithashtu një tkurrje drastike. Në këtë mënyrë këmi një enë komunikuese midis fragmenteve të opozitës që i kanë marrë elektorat njëra tjetrës. Një lloj kanibalizmi votash ndërmjet opozitës. Është komentuar shpesh se PD ka patur një rritje të madhe të elektoratit në këto zgjedhje. Nesë shohim tabelat e zgjedhjeve kemi të bëjmë me gjysëm të vërteta. Pse? PD vërtet është rritur krahasuar me zgjedhjet e 2017, por nuk duhet harruar se para 4 vitesh PD kish nivelin më të ulët historik të rezultateve të saj. Po të vijojmë më tej shihet se niveli i votave që ka marrë PD në 25 prill është gati i njëjtë me rezultatin e saj të para 8 viteve, në zgjedhjet e 2013 ku sërish PD ishte humbëse. Pra, e thënë ndryshe PD në këto 8 vite pa Berishën ka qenë kaq dobët saqë ardhja në nivelin e humbjes së Berishës në 2013 duket si sukses rritjeje. Krahasimi është i qartë.
Nga ana tjetër, ajo cfarë bënte kërshëri në këto zgjedhje nuk ish PD. Votat e saj priteshin që të rriteshin, ndonëse mungesa e frymës së besimit në elektorat, nuk dëshmonin për një përmbysje. Veçantia e këtyre zgjdhjeve ishte konstantja e besueshmërisë në vota e PS krahasuar me 4 vite, dhe nga ana tjetër ishte shthurja e rëndë që pësoi LSI. Duket qartë se një pjesë e elektoratit të LSI që dikur ia kish rrëmbyer PD-së, tashmë është rikthyer në partinë e vet.
Brenda PD duket se ka zhvillime të reja, ku një pjesë kërkon dorëheqjen e Bashës, ndërsa lobi i Bashës kërkon qëndrimin e tij në krye të PD-së. Çfatë lëvizje shihni? A duhet të jepte dorëheqje Basha?
– Demokracia është çështje standartesh ndaj është në dorë të PD të përcaktojë se në çfarë niveli është me to. Në këtë aspekt duhet theksuar se PD në sloganet e saj të fushatës kërkonte Ndryshim. Siç iu vu në dukje gjatë fushatës, dëshmoi se ky ndryshim nuk kish të bëjë me fenomenet shqetësuese të vendit por thjesht me ndryshimin e emrave në pushtet. Një PD që nuk kish ndryshuar veten nuk mund të pretendonte se do të ndryshonte vendin. Në këtë kuadër, besoj se më rëndësi ka që PD të futet në një process transformimi dhe në një politikëbërje të re. për mua nuk rëndësi që nëse kjo do të bëhet me Bashën apo pa të, që procesin do e drejtojë Basha apo ai do të jetë jashtë saj. Këto pak rëndësi kanë. Ajo që do më dukej e pandershme do ushte tjetër gjë: që për hir të ruajtjes se vendit të tij si kryetar, të nxiste një klimë protestash apo konflikti fals gjë që do e fuste PD në një aventurë te re. Por dhe Bashën do e bënte pjesë të axhendës së tjetërkujt, çka nuk do të dëshmonte se është lider.
Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Rama i ka kërkuar Grupit Parlamentar të tij, nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës. Shkarkimi i Metës është kapja e çdo pushtetit nga Rama apo një funksionim me përpikmëri i ligjit dhe Kushtetutës?
– Është një procedurë e cila pritet të shihet se me çfarë veshje ligjore do të mbushet, çka në vetvete do të përcaktojë dhe shumë nga interpretimet që do të shoqërojnë këtë procedurë. Por pavarësisht kësaj, ajo që mbetet si fakt është se Presidenti, duke shkelur çdo normë, u bë pjesë e fushatës elektorale duke u bërë palë dhe duke humbur rolin e tij si figurë e unitetit kombetar. Të tjerat janë thjesht llafe.
Faktori ndërkombëtar u shpreh në njohje të rezultatit, ndërsa u bëri thirrje maxhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë gjerësisht në reformat kryesore. Çfarë parashikoni, Rama do të ndajë pushtet real me Bashën dhe nëse po a bie përfundimisht fryma e opozitarizmit në vend?
– Reagimi ndërkombëtar Ishte I menjëhershëm në mbrojtje të rezultatit dhe procesit zgjedhor, çka bie ndesh me qëndrimin e tanishëm të Kreut të PD Basha dhe të Presidnetit. Në vetvete kjo dëshmon se sa rrugë duhet për të arritur standartet për të cilat synojmë. Dhe kjo e bën më të domosdoshme një shmangie nga futja në llogore e politikës, duke krijuar një periudhe të detantës në poltikë dhe larg konfliktit. Çdo vend ka momente të veçanta të tij kur duhet lënë egoja dhe kur kërkon kontributin e të gjithëve për tu ngritur në një nivel më lart. Rama u shpreh se është i gatshëm të lëshojë pushtet për hir të këtij momenti. Mbetet që PD të qartësojë veten dhe vendosë nëse do të jetë kontribuese e përgjegjshme për këtë vend apo jo. Opsionet janë të hapura dhe duket se do të duhet të kalojë vera për të krijuar një ide më të qartë rreth saj.
