Vera do të gjejë shumë kosovarë në Shqipëri, përveç pushimeve një pjesë prej tyre do të vinë të martohen këtu.
Moslejimi i organizimit të dasmave në Kosovë për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19, ka bërë që kosovarët të cilët kishin planifikuar të martoheshin këtë vit të drejtohen drejt Shqipërisë.
Shumë prej tyre tashmë kanë rezervuar lokalet e dasmave në Kukës, madje kanë zgjedhur dhe këngëtarët të cilët do ti shoqërojnë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Këngëtari Afrim Muçiqi ka treguar se ai do të këndojë në disa dasma të cilat do të mbahen në Kukës.
Gjithashtu Muçiqi shtoi se këto dasma do të organizohen në ambient të hapur për shkak të pandemisë.
“Dasma është e shenjtë. Unë i kam thënë nëse nuk lejohen në Kosovë do të mbahen në Kukës , por në ambient të hapur, buzë liqenit”, thotë Muçiqi.