Liljana Buzo 54-vjeçarja që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj.
Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.
Në dëshminë e tij autori thotë se i kishte thënë që nuk ka për tu ndarë prej tij.
“I pata thënë që nuk ke për t’u ndare prej meje, donte të më fuste ne burg”, tha ai.