Gjykata e Elbasanit vendosi “arrest me burg” për 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij, Liljana Buzo.
Krimi i rëndë ndodhi në prezencë të djalit pranë gjykatës, ndërsa çifti ishte në prag divorci.
Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte në burg.
Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me arme duke e lënë të vdekur, Buzo ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia.
Viktima ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në Gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg Gjykatës, duke e vrarë.
Koço Buzo njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.