7 persona kanë mbetur të vdekur një natë më parë në SHBA, si rrjedhojë e një sulmi me armë gjatë një ditëlindje të orghanizuar. Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo ngjarje ka ndodhur në Kolorado të SHBA-ve, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një festë ditëlindje duke vrarë të dashurën e tij dhe 6 persona të tjerë, më pas edhe veten.
Në festë kishte edhe fëmijë të cilët po qëndronin në një rimorkio aty pranë, por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në Kolorado, që kur një person i armatosur vrau 10 vetë në një supermarket më 22 mars.