Hiti botëror “Unstoppable” i këngëtares me famë ndërkombëtare Sia ishte kolona zanore e përzgjedhur nga Partia Demokratike për fushatën elektorale.
“Sot jam i pandalshëm! Sot nuk kam frikë!”, janë disa nga vargjet e këngës hit të këngëtares australiane. Kënga “Unstoppable” (I pandalshëm) shoqëroi demokratët në çdo takim elektoral, në çdo video të publikuar nga demokratët derisa zëri i Sia-s u bë simbol kryesor në selinë blu thuajse gjatë gjithë gjithë muajit prill.
“Do të mbaj mburojën time, për të treguar sa i fortë jam
Do të mbaj mburojën time, për të të treguar që unë mundem!
Jam i pandalshëm!
Jam i pamposhtur, fitoj çdo sfidë!
Jam kaq i fuqishëm!
Jam plot vetëbesim!
Sot jam i pandalshëm!
Sot nuk kam frikë!”, ishin disa nga vargjet e këngës.
Megjithatë të përdorësh një këngë të caktuar për të bërë fushatën elektorale ka kostot e veta, e duke menduar këngën e zgjedhur në këtë rast nga demokratët që është një hit me mbi 100 milionë klikime në youtube, të bën të mendosh që fatura e mbërritur në selinë blu duhet të ketë patur numra me shumë zero nga pas. Deri tani nga të djathtët nuk ka pasur asnjë transparencë në lidhje me këtë ‘faturë’. Por a do e bëjë publike PD shifrën e shpenzuar për përdorimin e “Unstoppable” në fushatë? Kjo ngelet vetëm për tu parë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike ndarjen e fondeve për partitë politike për vitin 2021 që përkon me një vit elektoral dhe PD ishte partia e dytë që përfitonte shumën më të madhe, 30.206.210 lekë. Tani ngelet vetëm për tu mësuar se sa nga këto lekë kanë shkuar në drejtim të këngëtares australiane dhe këtë mund të bëjë të ditur vetëm Partia Demokratike…