Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit është viktima i aksidentit në bulevardin ‘’Migjeni’’, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Ai ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.
Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.