Poranna Helga Gunnarsdottir, gruaja e Armando Beqirajt, i cili u ekzekutua muaj më parë në Islandë, është shprehur për mediat vendase se autoritetet kanë dështuar me punën e tyre.
Poranna kërkon që procedurat e policisë të rishikohen dhe mbikëqyrja e kriminelëve të shtohet. Në rrëfimin e saj për mediat, ajo ka bërë me dije edhe bisedën e fundit që ka pasur me bashkëshortin, para se ai të vritej në pragun e shtëpisë.
Dhe pastaj, vetëm njëzet minuta më vonë, kur zbres nga shtëpia e shoh të shtrirë para derës,”- tha bashkëshortja e Beqirajt, teksa përshkruan një nga momentet më të frikshme të jetës së saj.
Rasti ka prekur shumë familjen, ndërsa ishin vëllai i Poranna dhe shoku i tij, të cilët jetojnë në katin përdhes të shtëpisë, ata që shkuan të parët pranë kufomës.
“Dëgjuam diçka. Vëllai im dhe shoku i tij thanë thjeshtë: Çfarë ishte kjo? Dolëm jashtë po nuk pamë asgjë. Tre ambulanca mbërritën brenda pak minutash dhe Armando u mor me vete në njërën prej tyre.
Hetuesit mbërritën pak më vonë. Isha në pritje për një kohë të gjatë. Në fund u informova nga oficeri i policisë se Armando ishte i vdekur,“-tregoi ajo.
Në asnjë moment ajo nuk e pranon se e priste vrasjen e tij, duke bërë me dije se kohët e fundit i shoqi qëndronte më shumë se zakonisht në celular. Ndërsa shton se jeton çdo ditë me misterin për jetën që bënte bashkëshorti i saj.
“Ai rrinte në telefon shumë. Dukej sikur dy njerëz po ziheshin dhe ai po përpiqej t’i qetësonte. E pyeta të premten se çfarë po ndodhte, por mu përgjigj shkurt. Nuk ishte i shqetësuar.
Unë duhet të jem në gjendje të mësoj se kush ishte burri im, nëse diçka tjetër del në dritë do të duhet të zbulohet dhe unë dua ta di.
Nuk mund të jetoj me frikën se kishte diçka. Fëmija im i dytë do të lindë në qershor. Do bëj çmos që të mësojnë shqip dhe të lidhen me vendlindjen e tyre. Armando ishte një baba i mrekullueshëm dhe ai dhe djali ishin shumë të afërt,”-rrëfeu ajo.

