Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maminas.
Një person i cili mendohet të ketë qenë shoferi i makinës, shihet i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.
Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera nga aksidenti.
“Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.