Bujar Nishani i ka kërkuër Bashës të dorëhiqet nga posti i kryetarit të PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Nishani ka deklaruar se për të shpresuar në fitore, duhet dorëheqje e kryetarit dhe sipas tij Basha duhet ti bëjë aktin e fundit të mirë PD-së.
Më tej Nishani thotë se duhet reformim të PD, teksa ka deklaruar se pranoi të bëhet pjesë e Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve pasi besonte në parime.
Ai ka thumbuar Bashën duke thënë se shqiptarët nuk të votojnë kur nuk respekton as ‘kushtetutën’ e PD.
”Z Basha duhet ti bëjë aktin e fundit të mirë PD-së. Të largohet. Vetëm duke u larguar kryetari mund të krijohet shpresa se ne mund të fitojmë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nul e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve.
Ai komision mund të mos kishte asnjë vlerë por një lider partie nuk takon të skualifikuarit e komisionit dhe tju thotë se vendimet e komisionit nuk kanë vlerë dhe kontratën në PD e kanë me të. Kur shqiptarët shohin se ti nuk respekton kushtetutën e partisë, nuk besojnë se do respektosh kushtetutën e shtetit dhe nuk të votojnë Shtabet tona elektorale u lanë pa asnjë financim në bazë. Kundështari qarkullonte me miliona. PD sot flet për masakër elektorale por kjo është e paplotë.
PD duhet të shprehet qartë nëse i njeh apo jo institucionet e dala nga kjo masakër elektorale. A do e njohim Parlamentin ? Qeverinë ? Na duhet të reformohemi thellësisht sepse vetëm kështu fitojmë. Ky është momenti që mund të fillojmë. Të ngrihet një komison i besueshëm për të ndjekur proçesin
Të nis puna për statut të ri të krijohet senati i partisë. Të futet referendumi në parti. Të sanksionohet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit kur humbet zgjedhjet parlamentare. Kemi në dorë të ardhmen jo vetëm të PD por trashëgiminë e sakrificave të panumërta dhe shumë gjaku të derdhur në këtë parti. Nuk bie PD sado gjatë të vuajë. Ringritja e PD sfidën më të madhe e ka me besimin.”- tha Nishani.