Prokuroria e Posaçme rinis hetimet për vrasjen e Artan Santos. Lajmi konfirmohet për ABC nga burime zyrtare. Sipas burimeve nga SPAK mësohet se Prokuroria ka vendosur të rihapë dosjen për ekzekutimin e biznesmenit, pasi janë siguruar prova te reja.
Në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës bëri kërkese për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri. Dhe SPAK ka rihapur zyrtarisht një nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit. Kjo dosje ishte pezulluar për mungesë provash por burimet bëjnë me dije se ka indicie të reja.