arkiva.fjala.al/ ka siguruar foton e viktimës, Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij, pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarisë së fëmijëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.
Prej më shumë se një viti, Kudret Salia kishte nisur procedurat për të ndarë nga bashkëshortja e tij. Por fatkeqësisht, ai sot mbeti i vrarë nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, i cili e ka qëlluar me 5 plumba.
Kudreti ndodhej në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës kur Picari ka shkuar dhe ka hapur zjarr. Gjithashtu nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe avokati i Saliat, Adriatik Cama i cili mori një plumb.
