Analisti dhe moderatori Arjan Çani ka bërë parashikimin për qeverinë e ardhshme ‘Rama 3’.
I ftuar në MCN, Çani thotë se në përbërjen e kabinetit të ri qeverisës do të jenë të gjitha gra dhe vetëm një burrë, sipas tij Arben Ahmetaj.
“Jam i bindur që as Rama vetë nuk e di cilët do të jenë ministrat, ai do bëj arnime, por thonë që një nga surprizat e tij do jetë që në kabinetin e ri do jenë të gjitha ministre femra, përveç Arben Ahmetajt.
Përveç kësaj thonë që edhe presidentja e ardhme do jetë femër. Nuk mund të them emra por shumë shpejt do ketë rrjedhje informacioni. Ai hap fjalë dhe bën sikur s’di gjë por të gjithë i dinë të gjithë. Rama nuk ishte në asamble dhe parashikimet e mia po konfirmohen. Nuk ka asgjë që mund ti ndalë Ramës një udhëtim drejt Turqisë. Jemi në një rrugë interesante dhe zhvillime të reja presim të dëgjojmë”, tha Çani.