Ka bërë shumë përshtypje ngjyra e shiritit të mbajtur nga Manuel Nojer në këtë Europian. Portieri i kombëtares gjermane ka vendosur të tregojë mbështetjen e tij ndaj komunitetit LGBT+, ndërsa mban shiritin me ngjyrat e ylberit.
Në lidhje me këtë veprim UEFA kishte hapur një hetim duke e parë si një veprim politik të gardianit të Bajern Mynih. Mirëpo, së fundmi federata gjermane lajmëron se UEFA e ka ndërprerë hetimin, ndërsa veprimi i Nojer është konsideruar si një simbol i diversitetit dhe për një kauzë të mirë.
Me siguri që tashmë Nojer do të vazhdojë të shfaqet me shiritin ndryshe nga normalet, për të mbështetur komunitetin LGBT+.