Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për planet e qeverisë për sektorin e bujqësisë. Sipas kryeministrit, për herë të parë këtë vit fermerët u mbështetën me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi ku kanë përfituar 19,213 fermerë.
Kreu i qeverisë premtoi mbështetje edhe më tej, pasi siç thotë ai në vitin 2025 do të duhet të japin sërish llogari.
Rama tha se nga janari janë 146 milion euro në dispozicion të fermerëve. Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se dronët inteligjentë që do të vihen në funksion do të ndihmojnë edhe në sekrtoin e bujqësisë. Sipas tij, falë tyre s’do të ketë më nevojë për inspektorë në terren dhe do të lehtësohet ndërveprimi i qytetarëve me Kadastrën.
“Skema jo vetëm që nuk do të ndërpritet por do të shtohet në mbështetje financiare. Nëse sot ne kemi vënë në shërbim të fermerëve naftën pa akcizë 10 milion, në 2025 të kemi shkuar në 50 milion. Nuk kemi fushatë. Sot unë flas këtu në emër të një force që ka marrë mandatin të vazhdojë. Në 2025 jemi ne që do japim llogari. Ky është objektivi. Jo ta ndërpresim por ta rrisim çdo vit. Në mënyrë që të stimulojmë fermerët që të bëjnë ato gjëra që duhen bërë për tu formalizuar dhe për të hyrë në një sistem. Ne duam ta trefishojmë sipërfaqen e serave, çka është përsëri e mundur. E kemi parë si ka funksionuar dhe çfarë ka sjellë përpjekja për rritjen e sipërfaqeve të serave.