Një nga motrat e vëllezërve Haklaj, Aishe Haklaj e cila prej vitesh jeton në Suedi pasi përfitoi azil, ka dhënë një intervistë duke folur për marrëdhëniet e familjes së saj me Sali Berishën.
Aishja tha Berisha është organizatori, ideatori dhe financuesi i vrasjes në seri të vëllezërve të saj. Sipas zonjës Haklaj, Berisha ndërtoi një shtet kriminal, mbajti pas vetes kriminela që vrisnin për të dhe ai i shpërblente.
Më tej ajo shtoi se vetë Berisha që hiqet si demokrat i madh, është komunist dhe ka qenë spiun, që me kallëzimet e tij ka lënë pasoja të rënda, me jetë.
Aishe Haklaj: Berisha është organizatori, ideatori dhe financuesi i vrasjeve të familjarëve tanë. Ai ka përdorur buxhetin e shtetit për të vrarë familjarët tanë.
Pyetje: Janë vrarë kur nuk kanë qenë në pushtet, Fatmiri dhe Shkëlqimi në 1998. Si e përdori pushtetin?
Aishe Haklaj: Ai është një organizatë kriminalë. Instaloi në Shqipëri një shtet kriminal, dhe pse nuk ishte në pushtet kishte organizatë kriminale. Kishte krah të armatosur që bënin vrasje për të, dhe më pas i shpërblente.
Pyetje: Familja juaj ka qenë miqësore me Berishën, pse ndryshoi raporti?
Aishe Haklaj: Kemi patur lidhje normale dhe më shumë se sa normale, miqësore. Kemi pasur hyrje dalje në familje dhe takime. Nuk na shkonte mendja kurrë se ai njeri ishte i shitur. Ardhja e tij në pushtet vënia e tij në krye të demostruesve ishte një mision, ishte misioni serb dhe rus. Me kalimin e kohës e kuptuam. Në fillim menduar se ishte vetëm i etur për pushtet dhe para, por më vonë e kuptuam se ishte i shitur te rusët apo Beogradi. Ai ka qenë komunist për 25 vite dhe ka të dhëna që ai njeri ka qenë spiun i sigurimit të shtetit. Ka marrë pjesë në gjyqe në atë kohë si spiun dhe ka pasur pasoja të rënda për njerëzit, me pasojë vdekjen. Brenda një nate ai u zgjua demokrat. Ne nuk po e kuptonim se cilin komunizëm do shfaroste. /shqiptarja.com/