Një gazetar i njohur Hollandez, Peter R. de Vries, i specializuar në krimin e organizuar, ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua sot në mes të rrugës në Amsterdam.
De Vries, 64 vjeç, u dërgua në spital me plagë të rënda, konfirmoi policia holandeze, sipas së cilës disa të shtëna u qëlluan, ndërsa imazhet e shumta që qarkulluan në rrjetet sociale treguan gazetarin të shtrirë në tokë me dëmtime në kokë .
Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema e quajti viktimën “një hero kombëtar” dhe një “gazetar të guximshëm”.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, foli për një “sulm” ndaj gazetarit hulumtues dhe e quajti viktimën “një hero kombëtar” dhe një “gazetar të guximshëm”, i cili ka qenë subjekt i një “Krim brutal”.
“Ai po lufton për jetën e tij” dhe ka tre të dyshuar të arrestuar
Shefi i Policisë së kryeqytetit Frank Paauw njoftoi se ka tre të dyshuar të arrestuar në lidhje me incidentin, duke përfshirë autorin e mundshëm të të shtënave.
Ky gazetar është i njohur në Hollandë për hetimet e tij mbi krimin e organizuar, dhe madje veproi si informator në çështjet policore ose gjyqësore në çështje të profilit të lartë në vend, duke përfshirë çështjen e njohur Marengo, e cila përfshin krime të tilla si vrasje dhe drogë trafikimi.